Me gjashtë vota për është miratuar propozimi i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së që në buxhetin e propozuar nga Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shtohet edhe shuma për realizimin e votimit nga jashtë përmes dërgimit të fletëvotimeve me postë.
Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, ka thënë se anëtarët që kanë votuar pro këtij propozimi duhet t’i dinë pasojat, nëse mërgatës i mohohet votimi.





