Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit për kryetarë në 35 komuna. Me 10 vota për, KQZ-ja certifikoi rezultatet.
Ndërsa po ashtu u shpallën edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kuvende komunale në 37 komuna. Përjashtim ka mbetur komuna e Drenasit, ku ende në Gjykatën Supreme nuk është përmbyllur vendimmarrja për një ankesë të parashtruar, ka njoftuar kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.





