Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se shërbimi votues i KQZ-së ka përfunduar punën në vlerësimin dhe verifikimin e rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës nga 15 shtatori deri më 15 tetor.
Elezi njoftoi se janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore.
“Shërbimi votues i KQZ-së ka përfunduar punën në vlerësimin dhe verifikimin e rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës (15 shtator – 15 tetor). Brenda këtyre pakove të supozuara me fletëvotime janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime. Nga procesi i vlerësimit nga shërbimi votues, janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Fletëvotimet që ndodhen brenda këtyre zarfeve do të numërohen gjatë fundjavës këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, potencoi ai.





