LAJME

KQZ fton qytetarët t’i raportojnë dhe korrigjojnë pasaktësitë në listën e votuesve

KQZ fton qytetarët t’i raportojnë dhe korrigjojnë pasaktësitë në listën e votuesve
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2026, 07:37

Ka filluar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën preliminare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe 13-ditore, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në listën votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj.

Personat mund të raportojnë në KQZ për të dhënat e tyre të sakta përmes platformës elekronike: https://qv.kqz-ks.org, ose duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

“Gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.” – thuhet në njoftim.

Gjithashtu, për të kundërshtuar pasaktësitë për listën preliminare të votuesve, votuesi duhet të indentifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasportë e vlefshme; leje e vozitjes e vlefshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika