Në konferencën për media, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se në bazë të të dhënave të pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është 122 votues, në Leposaviq, 17 në Zubin Potok, 0 në Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut 64 votues.
“Sipas të dhënave që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është si në vijim: Në Leposaviq kanë votuar votues 122, në Zubin Potok 17, Zveçan 0 dhe Mitrovicë e Veriut 64 votues, tha Elezi.





