LAJME

KQZ fillon sot numërimin e votave për asambletë komunale

KQZ fillon sot numërimin e votave për asambletë komunale
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2025, 08:38

KQZ do të fillojë sot numërimin e votave për asambleistë të kuvendeve komunale.

Valmir Elezi nga KQZ tha për KosovaPress se numërimi do të fillojë sot në qendrat komunale të numërimit.

“Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit”, tha Elezi.

Kosova dje përmbylli procesin e zgjedhjeve lokale.

Nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote, 801 mijë e 492 prej tyre votuan duke përfaqësuar 39.58% pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale në nivel vendi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika