LAJME

KQZ fillon publikimin e rezultateve të amabsadave, LVV-së i shtohet një deputet

KQZ fillon publikimin e rezultateve të amabsadave, LVV-së i shtohet një deputet
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Qershor 2026, 20:14

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur procesi i numërimit të fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, përkatësisht atyre që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve nga dy kutitë e para të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 1,024 vota, apo 84 për qind të votave të numëruara deri më tani.


Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 92 vota, që përbëjnë 7.55 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 66 vota, apo 5.41 për qind.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 23 vota, ose 1.89 për qind.

Votat i përkasin 1 kutie nga Ambasada në Berlin dhe një tjetër kutie nga konsulata në Shtutgart.

Njëkohësisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përditësimin e rezultateve të përmbledhura, ku sipas të dhënave të deritanishme, Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar një mandat, ndërsa Lidhjes Demokratike të Kosovës i është zbritur një mandat.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), LVV-ja do t’i kishte 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20, pakicat serbe 10 deputetë, AAK-ja do të përfaqësohej nga 8 deputetë.

Procesi i numërimit të votave nga jashtë vendit pritet të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika