Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të vendvotimeve të rregullta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon dhe është drejt përfundimit.
Sipas përditësimit të fundit nga KQZ, deri më tani janë rinumëruar 176 nga gjithsej 185 vendvotime, ndërsa kanë mbetur edhe 9 të tjera për t’u përmbyllur.





