LAJME

KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 7.84 për qind të votuesve

KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 7.84 për qind të votuesve
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2025, 10:06

Deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 7.84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga 2 milionë e 25 mijë e 105 persona që janë në Listën e votuesve, deri në orën 11:00 kanë votuar 158 mijë 691 qytetarë.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga procesimi i 94,00 për qind të vendvotimeve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media, ka thënë se dalja deri në këtë kohë, ka qenë më e ulët sesa në zgjedhjet e kaluara lokale që janë mbajtur në vitin 2021.

Atëherë, sipas tij, deri në orën 11:00 patën votuar 8,2 për qind./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika