Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,30 %, apo 145 mijë 650 votues.
KQZ: Deri në ora 11:00 kanë votuar mbi 145 mijë 650 qytetarë

Kujtojm se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 28 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës: 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.
Ndërsa vendvotimet janë hapur në ora 7:00 dhe mbesin të hapura deri në ora 19:00 të ditës së sotme.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit, Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Marsi i suksesshëm për Doganën e Kosovës, të hyrat arritën në 431 milionë euro

Kurti për mediat: Manipulimi po vjen nga armiqtë që po e gjejnë argatin në Kosovë

