LAJME

KPF në Prizren organizon dëgjim publik me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2025

KPF në Prizren organizon dëgjim publik me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2025
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Gusht 2024, 12:45

Komiteti për Politikë dhe Financa në Prizren ka njoftuar se më datën 3 shtator 2024 do të organizojë dëgjim publik me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2025. Ky dëgjim publik do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë, duke filluar prej orës 11:00.

“Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegza:

Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: halil.lika@rks-gov.net dhe haziz.krasniqi@rks-gov.net .”, thuhet tutje në njoftimin e komunës./TVPrizreni/

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin në tri gjuhë:

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika