LAJME

KOSTT: Instruksionet për reduktime mbesin në fuqi deri në stabilizim të situatës

KOSTT: Instruksionet për reduktime mbesin në fuqi deri në stabilizim të situatës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Gusht 2022, 14:52

KOSTT ka thënë se shkaku i pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit me energji elektrike do të mbesin në fuqi derisa të stabilizohet situata, që do të thotë sigurimi i energjisë së mjaftueshme elektrike për mbulim të konsumit nga operatorët përgjegjës: KESCO e KEDS.

Sa i përket kufizimeve të konsumit ditor, ato mund të dallojnë nga dita në ditë është thënë nga KOSTT.

“Varet nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend. Për oraret e kufizimeve konkrete udhëzoheni që të drejtoheni në KEDS. Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur”, është thënë nga KOSTT. /koha.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika