Në raport me New Yorkun, kosto e jetesës në Tiranë në janar 2022 rezultoi 5 pikë përqindje më e lirë se vitin e kaluar.
Sipas Numbeo, Shqipëria u rendit në vendin e 99 në 136 vende, me përmirësim 10 vende nga janari 2021.
Përllogaritjet e këtij viti tregojnë se në Shqipëri kostot e jetesës janë sa 35.5 për qind e shpenzimeve që duhen për të jetuar në New York, pa përfshirë Tiranën.
Në raport me vetveten, Shqipëria nuk është bërë më e lirë për të jetuar në vitin 2022, por çmimet në New York janë rritur me ritme më të shpejta se në Shqipëri.
Numbeo llogarit kostot e jetesës kudo në botë në raport me qytetin e New Yorkut, që do të thotë se çdo indeks duhet të jetë 100. Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qytet qiratë janë 20 për qind më të shtrenjta se në New York. Nëse një qytet ka indeksin e qirasë prej 70, kjo do të thotë se qiraja mesatare në atë qytet është 30 për qind më e lirë se në qytetin e New Yorkut.
Në raport më rajonin, Shqipëria ishte vendi më i shtrenjtë pas Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, teksa më të lira se Shqipëria ishin Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Kosova, në vendin e 134, është më e lira në Evropë dhe ndër gjashtë më të lirët në botë me 27 për qind të mesatares së New Yorkut.