LAJME

Kosovës po i ikin qytetarët, mbi 1500 persona heqin dorë nga shtetësia

Kosovës po i ikin qytetarët, mbi 1500 persona heqin dorë nga shtetësia
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2023, 21:16

Më shumë se 1500 qytetarë të Kosovës kanë migruar drejtë vendeve të Bashkimit Evropian gjatë këtyre gjashtë muajve të parë të këtij viti, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo shifër po konsiderohet mjaftë shqetësuese nga demografët.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës dhe sipas tyre ky numër është në rritje.

“Gjatë periudhës Janar-Qershor 2023 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 1,672 persona. Ndërsa në vitin 2022 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 4,792 persona”, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Demografi Sami Behrami i konsideron shqetësuese shifrat e Ministrisë së Brendshme, por sipasti, brenga më e madhe është se nga vendi po ikin të rinjtë, që janë më produktivë dhe më të shkolluar.

Sipas statisitiakve, në vitet 2014, 2015 dhe 2021, kanë ikur numër më i madh i qytetarëve nga Kosova, ndërsa shifra më e lartë është regjistruar në vitin 2015, kur nga Kosova kanë shkuar jashtë vendit mbi 74 mijë qytetarë, raporton RTV21.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika