Home LAJME Kosovës i shtohen vizitat, mbi 60 mijë vizitorë në muajin tetor 2025

Kosovës i shtohen vizitat, mbi 60 mijë vizitorë në muajin tetor 2025

0
Kosovës i shtohen vizitat, mbi 60 mijë vizitorë në muajin tetor 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK] ka bërë publike të dhënat statistikore të hotelerisë për muajin tetor 2025, të cilat tregojnë se hotelet e vendit kanë pritur më shumë vizitorë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 60,737 vizitorë, prej të cilëve 40,2% ishin nga Kosova dhe 59,7% nga vende të huaja. Sipas ASK-së, kjo shënon një rritje prej 5,5% krahasuar me muajin tetor të vitit 2025, ku numri i vizitorëve ishte 57,568.

Rritje është vërejtur edhe në numrin e net-qëndrimeve, të cilat kanë arritur në 142,672 gjatë tetorit 2025. Nga këto, 48,1% u përkisnin vizitorëve vendorë, ndërsa 51,9% vizitorëve të huaj, që tregon se të dyja kategoritë kanë kontribuar në rritjen e qëndrimeve në hotelet e vendit.

Në mesin e rajoneve të Kosovës, të dhënat e rendisin Pejën të jetë destinacioni më i preferuar nga vizitorët vendorë. Gjatë tetorit 2025, ky rajon ka pritur 7,878 vizitorë vendorë dhe ka regjistruar 29,160 net-qëndrimi, duke u renditur i pari për numrin e vizitorëve brenda vendit.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Edhe numri i vizitorëve të huaj shënon rritje gjatë këtij muaji. Në muajin tetor 2025 janë regjistruar 36,283 vizitorë nga jashtë, që regjistron një rritje prej 5,2% krahasuar me tetorin e vitit 2024.

Shumica e tyre vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia dhe nga vende të tjera evropiane, duke konfirmuar interesimin në rritje për Kosovën si destinacion turistik.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]

Për më tepër, të dhënat e fundit të ASK-së, se rritja e vizitorëve dhe e net-qëndrimeve gjatë muaji tetor të këtij viti është një sinjal pozitiv për turizmin dhe ekonominë e vendit, në këtë rast vërehet se Kosova po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje për tu vizituar.

Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK] me publikimin e statistikave të hotelerisë për muajin tetor 2025./KALLXO.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here