Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me EUROPOL-in, përmes së cilës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në këtë organizatë.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha që me këtë krijohet linjë e sigurtë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in.
“Bashkëpunimi ndërkombëtar është tejet i rëndësishëm në përpjekjet tona për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Sot, finalizuam nënshkrimin e marrëveshjeve me EUROPOL, me Drejtoreshën Ekzekutive Znj. Catherine De Bolle, përmes së cilave Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL dhe krijohet linjë e sigurtë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in”.





