Shuma e humbur në tregjet ndërkombëtare ku kanë qenë të investuara ato ka të bëjë me periudhën janar-mars të këtij viti
Në kohën kur në Kosovë ka nisur një iniciativë që qytetarëve tu mundësohet sërish tërheqja e një pjese të kursimeve të tyre nga Fondi Pensional, nga ky i fundit vjen një lajm i keq për të gjithë kontributdhënësit, njofton Albinfo.ch.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës për shkak të krizës në tregjet ndërkombëtare financiare pas luftës në Ukrainë është duke humbur miliona euro në investimet e tij jashtë vendit.
60 milionë euro është shuma që Trusti ka humbur në periudhën janar-mars 2022, thuhet në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës.