SPORT

Kosovë-Rumani, shiten të gjitha biletat

Kosovë-Rumani, shiten të gjitha biletat
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2023, 17:02

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma do të përballet me Rumaninë në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për ‘Dardanët’ pasi që vetëm fitorja na mban në garën për të siguruar një vend që dërgon në ‘Gjermani 2024’.

Interesimi për sfidë raportohet se është i madh nga tifozët kosovar dhe këtë më se miri e konfirmon fakti se të gjitha biletat janë shitur sipas sitemit online që është publikuar në webfaqen e FFK-së.

Ndërkohë, thuhet se në ‘Fadil Vokrri’ do të jenë edhe një grup prej 100 tifozëve rumun.

Ndeshja Kosovë-Rumani fillon në orën 20:45.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika