Raportohet se numri i fluturimeve gjatë muajit shtator të këtij viti ishte 1 mijë e 115 ose 12. 6 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 344 mijë e 294 ose 13.1 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë shtrenjtuar edhe çmimet e biletave të fluturimeve për 10. 9 për qind në tetor.





