LAJME

Kosovë: Rriten depozitat bankare falë parave të diasporës

Kosovë: Rriten depozitat bankare falë parave të diasporës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2022, 12:00

Kjo ngritje vjen pas fluksit të diasporës gjatë sezonit veror.

4.88 miliardë euro është shifra e depozitave në sistemin bankar në Kosovë, në fund të muajit korrik. Kjo ngritje vjen pas fluksit të diasporës gjatë sezonit veror, transmeton Albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, në një shkrim në Facebook.

“Vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord. Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro ishte 4.88 miliardë euro”, ka shkruar Murati.

Ai ka paraqitur edhe një grafikë ku shihet se në fillim të vitit kishte rënie të theksuar të nivelit të dispozitave bankare.

“Për shkak të rritjes së çmimeve e rrezikut të mbylljes së kufijve, qytetarët e bizneset nxituan të furnizoheshin me mallëra, gjë që shkaktoi një rënie të nivelit të likuiditetit në ekonomi. Mirëpo trendi kthehet në pozitiv në muajin prill, kur nis zbatimi i pakos mbështetëse për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, ku përfituan familjet në asistencë sociale, punëtorët e sektorit publik e privat, pensionistët e studentët”, shkruan ai.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika