LAJME

Kosovarit i bëhet shkrumb e hi vetura në Vlorë, i mori flakë në lëvizje

Kosovarit i bëhet shkrumb e hi vetura në Vlorë, i mori flakë në lëvizje
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Korrik 2022, 18:39

Një veturë është përshirë nga zjarri sot rreth orës 17:15 në Llogara të qytetit të Vlorës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, bëhet e ditur se vetura po drejtohej nga një kosovar.

Policia ka njoftuar se vetura e kosovarit ka marrë flakë në ecje dhe dyshohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik, mirëpo nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Në pamjet e publikuara nga abcnews, shihet teksa zjarri ka djegur thuajse totalisht automjetin.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika