LAJME

Kosovari tenton të shkojë në Gjermani me dhjetëra fishekë në valixhe, e kthejnë në aeroport

Kosovari tenton të shkojë në Gjermani me dhjetëra fishekë në valixhe, e kthejnë në aeroport
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2024, 16:56

Një kosovar u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit, zyrtarët e aeroportit i gjetën diçka të kundërligjshme.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari siç duket vendosi që të marrë rrugën me dhjetëra fishekë në valixhen e tij, që iu kapën në flagrancë.

Përballë kësaj situate, i riu nga Malisheva që pagoi biletën për të fluturuar nga Aeroporti i Prishtinës në atë të Dusseldorfit, përfundoi në Polici.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur një armë e gjatë me fishekë të tjera – që janë sekuestruar si prova lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për armëmbajtje pa leje dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor./sinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika