Policia e Shtetit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 44-vjeçar nga Kosova, pasi tentoi të hynte në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara.
Gjatë kontrolleve në pikën Kufitare të morinës, bazuar në analizën e riskut për parandalimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet policore kaluan për kontroll të detajuar automjetin tip “Audi A8”, në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi V. B., banues në Prishtinë.





