Një qytetar nga Fushë-Kosova është lajmëruar në redaksinë e Gazetës Sinjali për të paraqitur një rast të mashtrimit, viktimë e të cilit ka qenë vetë ai.
Ai thotë se ka paguar rreth 4 mijë euro për t’i tërhequr 16 milionë dollarë, të cilët tre persona nga Gana i kanë thënë se ia ka lënë trashëgim një person me emrin Gabriel, i cili gjoja kishte mbiemrin e tij.
Isaac Odent dhe Simon Dornoo, si dhe një person tjetër, i cili është prezantuar si avokat, kanë kontaktuar me qytetarin, të cilit i kanë shënuar disa adresa me emra të personave të ndryshëm, ku ai duhet t’i dërgonte paratë, në mënyrë që “t’i tërhiqte dollarët që i ishin trashëguar”.








