Leonard Kastrati ka zgjedhur ta tregojë dashurinë për vendin e tij në një mënyrë shumë të veçantë. I riu nga Kosova ka “gdhendur” në trup historinë e popullit shqiptar. Leonardi ka bërë tatuazh figurat që kanë lënë gjurmë duke nisur nga Skënderbeu, Isa Boletini, Adem Jashari etj.
Ai tregoi se ka gdhendur momentin e ngritjes së flamurit në Vlorë ndërsa planifikon të bëjë dhe kështjellën e Krujës. Për më tepër, ai ka përjetësuar dhe familjen e tij. Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai tha se tatuazhet i ka realizuar në Suedi.





