Prokuroria kërkon 12 vjet dëbim nga vendi dhe 7 vjet burg. Ndërsa avokati kërkon shpalljen e pafajësisë për shkak se nuk ka prova kundër klientit të tij
Së bashku me djemtë e tij të mitur, një kosovar akutohet se ka vjedhur makineri ndërtimi dhe materiale me vlerë mbi 280,000 franga nga disa lokacione në Aargau.
Sot, i akuzuari për vjedhje duhej të paraqitej para gjykatës, në Lenzburg, transmeton albinfo.ch. Të dëmtuar nga grabitjet janë mbi 60 individë dhe kompani private, përfshirë Iseli Haustechnik nga Lenzburgu. Michael Fercher, menaxheri i ndërtimit të kompanisë në fjalë, thotë për Tele M1 se fillimisht ishte i tronditur, më pas kontrolloi humbjen dhe më në fund kuptoi se nuk mund të vazhdonte punën pa makineritë.





