Austria, e cila më 1 shkurt kishte paralajmëruar një zbutje të regjimit të koronës, po i bën përsëri më të rrepta kushtet e hyrjes në vend.
Në të ardhmen, të gjithë ata që hyjnë, përfshirë udhëtarët e rregullt ndërkufitarë, do të duhet të regjistrohen dhe të tregojnë një test negativ të koronës një herë në javë, thotë Ministri i Brendshëm Karln-Nehammer, shkruan srf.ch.
Megjithatë, udhëtarët e rregullt ndërkufitarë përjashtohen nga karantina e detyrueshme dhjetë ditore. Të gjithë të tjerët detyrohen që, pas hyrjes në vend, të futen në karantinën që zgjat dhjetë ditë.





