Sipas një hulumtimi të publikuar të hënën, për matjen e opinionit publik rreth integrimit në Bashkimin Evropian, ka rezultuar se kosovarët janë mjaft optimistë se do të bëhen pjesë e BE-së.
Sipas këtyre statistikave ka dalë se 90 përqind e kosovarëve janë pro integrimit në Bashkimin Evropian.
Shqipëria ishte më optimistja për këtë çështje me plot 94 përqind, ndërkaq më skeptikja nga vendet e rajonit doli të jetë Serbia me 53 përqind.
Sipas hulumtimit, 70 përqind e kosovarëve mendojnë se në qoftë se bëhen pjesë e BE-së do të kenë lëvizje të lirë në vende të ndryshme të botës, njofton Klankosova.tv
39 përqind e kosovarëve mendojnë se po të bëhen pjesë e BE-së do të ngrihet standardi i jetesës së tyre dhe 35 përqind mendojnë se do të ketë më shumë paqe.
Nëse mund të integrohen në BE brenda pesë vjetësh janë optimistë 45 përqind të qytetarëve të Kosovës, ndërkaq 33 përqind e Shqipërisë.
Nëse pjesë e BE-së do të bëhen brenda 10 vjetësh mendojnë 31 përqind e kosovarëve dhe 24 përqind e shqiptarëve të Shqipërisë.
E për atë se kurrë nuk do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian mendojnë 7 përqind e kosovarëve dhe 17 përqind e shqiptarëve, ndërkaq më së shumti skeptikë edhe këtu janë serbët me 44 përqind.