Kosova është duke u përgatitur për ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Pas fitores 4-0 ndaj Lituanisë, tani Kosova po përgatitet për ndeshjet e ‘vështira’ në kuadër të kualifikimeve për botërorin 2022, shkruan lajmi.net.
Për ndeshjen ndaj Suedisë, Kosova do të ketë mungesa të shumta në mbrojtje, ku nuk do luajnë as Amir Rrahmani e as Ibrahim Dresevic.
Rrahmani veçse ka udhëtuar për në Napoli që të vazhdojë rikuperimin e tij, ndërsa Dresevic nuk mund të luajë për shkak të karonit të kuq që ka marrë ndaj Moldovës në “UEFA Nations League”.
Dardanët po stërvitën në fushën me bari sintetik në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.