Republika e Kosovës bëhet shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i pranohen angazhimet apo kërkesat në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët.
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se kërkesat e saja mbi 5 angazhime kombëtare (2026–2028) të ndërtuara mbi legjislacionin ekzistues për Mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve, drejtuar Qeverisë së Mbretërisë se Bashkuar, janë pranuar në tërësi.
Sipas njotimit, fushat prioritare që do të fuqizohen janë:
- Parandalimi i ndarjes fëmijë-familje,
- Shërbime të integruara familjare dhe komunitare,
- Zgjerimi i kujdesit familjar alternativ,
- Dixhitalizimi i sistemit të të dhënave,
- Forcimi i kapaciteteve profesionale.
“Duke u mbështetur në praktikat më të mira globale për parandalimin e ndarjes familjare, po ndërtojmë një Kosovë ku çdo fëmijë rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe të përkrahur. Në këtë drejtim, pranimi i angazhimeve dhe kërkesave nga Republika e Kosovës, që vjen edhe si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes nga UNICEF në Kosovë, shënon një momentum të rëndësishëm në forcimin e politikave dhe mekanizmave në mbrojtje të fëmijëve dhe familjeve” – thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Më shumë rreth Kartës Globale dhe zhvillimit të angazhimeve:
https://www.gov.uk/…/global-charter-on-childrens-care…