Sllogani i zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit është “Kosova Voton”.
Ky është një nga vendimet që mori Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 05.05.2026.
Lista preliminare e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit përmban 2,092,202 votues, apo 15,912 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2026.
Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor është 22,131, prej të cilëve: 16,933 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor.
Prej tyre: 8,755 (51.70 %) janë meshkuj ndërsa 8,178 (48.30 %) janë femra, kurse 5,198 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.
Sipas të dhënave nga ky raport, numri i përgithshëm i votuesve që janë larguar nga LPV pas zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës (28.12.2025) është 6,219.
Ky numër përfshin: 5,826 votues të larguar si persona të vdekur, të evidentuar nga Agjencia e Regjistrit Civil (ARC); dhe 393 votues të larguar për shkak të humbjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës, të evidentuar nga ARC.