LAJME

Kosova vendos për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e Serbisë

Kosova vendos për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e Serbisë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2024, 22:47

Qeveria e Kosovës ka vendosur në një mbledhje elektronike të enjten që të largohen stikerat nga veturat me targa të Serbisë.

Ky vendim, sipas njoftimit të Qeverisë është “akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia.

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në komunikatë e Qeverisë së Kosovës.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika