SPORT

Kosova-Spanja, publikohen formacionet zyrtare

Kosova-Spanja, publikohen formacionet zyrtare
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shtator 2021, 19:28

Kosova sonte e luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm. Në stadium “Fadil Vokrri” Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e dytë mes tyre. Ndeshja e parë e zhvilluar në Sevilla përfundoi 3:1 për “Furinë e Kuqe”.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Besar Halimi, nga rreth 40 metra distancë.

Sonte, “Dardanët” do të synojnë rezultat pozitiv për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët Spanjës. Ekipi i Luis Enriques humbi ndaj Suedisë xhiron e kaluar dhe kështu e humbi edhe vendin e pare, pozita e vetme në grup që dërgon direkt në Botëror.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet startuese për këtë ndeshje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika