- Reklama -

Kosova siguron tri medalje në turneun e boksit në Bullgari

Përfaqësuesit e Kosovës në boks në Turneun Ndërkombëtar “Strandja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë kanë siguruar tashmë tri medalje.

Pas boksieres Donjeta Sadiku, e cila ka kaluar në gjysmëfinale të garës, medalje kanë siguruar tashmë edhe dy boksierë.

- Reklama -

Të enjten, në çerekfinale të garës ishin dy boksierë nga Kosova, ku i pari në orar ishte Bashkim Bajoku, i cili kishte për kundërshtar boksierin Sabyrkhan Makhmud nga Kazakistani, i cili nuk mundi të largojë peshën dhe Bajoku fitoi duelin pa luftë dhe siguroi medaljen e bronztë duke u kualifikuar për gjysmëfinale.

Po ashtu në luftë për medalje në kategorinë deri në 71kg, Loris Idrizi për kundërshtar kishte boksierin bullgar, Mitev Kristiyan, të cilin e mundi me plot meritë dhe siguroi medaljen e tretë të bronztë për Kosovën.

Ndryshe, këto janë medaljet e para të Kosovës pas më shumë se 40 viteve nga turneu ndërkombëtar “Strandja”.

Sot (e premte) luhen gjysmëfinalet për vajza, ndërsa nesër (e shtunë) janë paraparë gjysmëfinalet për meshkuj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort