- Reklama -

Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-Covid

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina anti-Covid nga kompania Pfizer.

Zemaj thotë se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave ua kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta, shkruan Reporteri.net.

- Reklama -

Postimi i Zemajt:

Kosova siguron 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer.

Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer.

Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19.

Krahas kësaj, Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.

Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Pjesa më e rëndësishme e muajit të Ramazanit është...

CIA nxjerr raportin që thotë se COVID-19 mund të ketë dalë nga laboratori

Shërbimi sekret amerikan, të shtunën e ka nxjerrur një...

QKUK: Mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë gjatë vitit 2024

Mbi 4 mijë e 500 pacientë janë operuar në...

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) në fillim të...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort