- Reklama -

Kosova shtet kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se zyrtarisht Kosova është shtet kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare, “Prishtina 2030”.

Kurti e ka bërë këtë të ditur pas një takimi me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

- Reklama -

“Kam kënaqësinë që të ndaj lajmin e shkëlqyeshëm se Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e lojërave mesdhetare, “Prishtina 2030”.  Sporti zë vend të veçantë në zemrën e çdo qyteti, kjo si rezultati i talentit të sportistëve. Organizimin lojërave mesdhetare 2030 do të shënoj moment historik të sportit vendor dhe jo vetëm” – tha Kurti në konferencë për media.

Kryeministri i vendit tha se për sportet që kërkojnë qasje në det janë pajtuar me Shqipërinë që ato të mund të organizohen në bregdetin shqiptar.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se Kosova është e gatshme për të organizuar Lojërat Mesdhetare, “Prishtina 2030”.

Ai tha se ato do të kishin efekt multidimensional dhe do të ishte mundësi për zhvillimin e sportit kosovar.

“KOK është anëtar me të drejtat të plota në komitetin e lojërave mesdhetare që nga viti 2015. Në vitin 2022 e kemi organizuar takimin e bordit ekzekutiv të komitetit të lojërave mesdhetare, gjatë këtij organizimi presidenti i kësaj organizate deklaroi që Kosova është e gatshme për të organizuar këto lojëra. Këto do të kishin efektin multidimensional, sot si kurrë më parë, e kemi mundësinë që të zhvillojmë sportin e Kosovës” – tha ai.

Ndërsa Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani tha se do të punojnë me entuziazëm që të arrijnë afatet e aplikimet për organizimin e “Lojërave Mesdhetare”.

“Ditën e djeshme Kosova mori statusin e vendit kandidat për organizimin e lojërave mesdhetare. Kjo do të ketë ndikim jashtëzakonisht të madh për zhvillimin e sportit në vendin tonë. Organizimi ka konceptin e shtrirjes në tërë territorin e Kosovës në mënyrë që të dëgjohet nga çdo qytetar në çdo vend. Me entuziazmin më të madhe do të punojmë ti arrimë afatet e aplikimit zyrtar, MKRS dhe KOK do të jemi të hapur për pyetje dhe detaje të tjera. Në fund të qershorit uroj që të marrim lajme pozitive” – tha zëvendësministrja Daulina Osmani.

Lojërat Mesdhetare janë zhvilluar vitin e kaluar në shtetin e Algjerisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort