Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka pritur në takim shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, shoqëruar nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter.
Syla shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e ekipit të NALT-it në zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke shprehur besimin se ky kontribut do të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen.
Gjithashtu, ai u shpreh mirënjohjes për rolin dhe angazhimin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit shumë të rëndësishëm edhe në stabilitetin dhe sigurinë rajonale, krahas bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me FSK-në.






