10 të vdekur dhe 836 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK. Ky është numri më i madh i rasteve me Covid të konfirmuara deri më tani për këtë vit, shkruan Reporteri.net.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç).
IKSHPK njofton edhe për një numër të madh të shëruarish në 24 orët e fundit, gjithsej 700 prej tyre.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 12.934.