Home LAJME Kosova pritet të bëhet me dy helikopterë “Black Hawk”

Kosova pritet të bëhet me dy helikopterë “Black Hawk”

0
Kosova pritet të bëhet me dy helikopterë “Black Hawk”

Në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në pranverë të këtij viti ushtrisë sonë pritet t’i shtohen edhe dy helikopter amerikanë Sikorsky UH-60 “Black Hawk”,  donacion nga Garda Kombëtare e Iowa-s.

Sipas të dhënave të publikuara në “Wikipedia”, thuhet se dy helikopterët do të merren në pranverën e vitit 2024 si një donacion nga Iowa.

Këta helikopterë do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ushtarake dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike për operacione dhe stërvitje.

Ndryshe, SHBA-të janë partnerët më të fuqishëm të vendit tonë, duke ndihmuar në forcimin e Ushtrisë së Kosovës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here