Nga 1 janari i 2022, Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ulësja në këtë institucion kaq të rëndësishëm përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë dhe mund të konsiderohet si një prej arritjeve më të mëdha të diplomacisë shqiptare.
Me këtë rast, ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka, tha se do ta shfrytëzojë këtë moment dhe për të avancuar çështjen e Kosovës.





