Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Naser Ramadani, pritën në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić për të pranuar 10 mijë vaksina si donacion nga shteti i Kroacisë.
Ministri Vitia shprehu mirnjohjen dhe respektin më të thellë për ndihmën dhe përkrahjen nga shteti kroat në luftimin e Pandemisë.
Njoftimi i plotë:
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Naser Ramadani, pritën në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić për të pranuar 10 mijë vaksina si donacion nga shteti i Kroacisë.
Kjo ndihmë simbolike nga shteti Kroat forcon ende më shumë bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e popullit kroat në përballje me COVID-19.
Në këtë vizitë, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministri Vitia theksoi mirënjohjet më të sinqerta për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik. Tutje Ministri Vitia informoi ambasadoren rreth Planit Kombëtar të Vaksinimit, ku së shpejti do të fillohet me vaksinimin në masë dhe të gjitha përgatitjet po shkojnë sipas planit.
Ambasadorja Danijela Barišić theksoi se është obligim njerëzor të jemi pranë njërit tjetrit për të luftuar COVID-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm.