EuroLAB – QAK është kompania që ka mbajtur monopolin ne shërbimin e homologimit. Prandaj, homologimi i automjeteve ne vazhdimësi ka nxitur debate për monopolin në ofrim të këtij shërbimi. Sipas Ligjit, homologimi përkufizohet si procedure përmes se cilës verifikohet nëse veturat i plotësojnë kushtet teknike dhe administrative ne përputhje me sigurine rrugore mbrojtjen e cilësisë se ajrit dhe shëndetit publik.
Se fundi Kryesia e Kuvendit te Kosovës ka vendosur që t’i kërkojë Qeverisë mendim ne lidhje me nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L-132 për automjete”, dhe të përgatisë deklaratën e ndikimit buxhetor dhe te përafrimit te legjislacionit.








