SPORT

Kosova, pjesë e Serbisë në hartën e Manchester Cityt

Kosova, pjesë e Serbisë në hartën e Manchester Cityt
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Qershor 2023, 15:15

Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City, e ka paraqitur shtetin e Kosovës si pjesë të Serbisë.

Në prezantimin që ia ka bërë mesfushorit Mateo Kovaçiq, që vjen nga Kroacia, klubi anglez nuk e ndarë Kosovën nga Serbia në hartën e prezantuar.

Image

Kovaçiq u ble nga Chelsea dhe do të qëndrojë te cityzens deri në vitin 2027.

Nuk është hera e parë që Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë nga klubet e njohura. Më herët, të njëjtën e kishte bërë edhe Manchester Unitedi, por pas reagimeve e kishte përmirësuar.

Image

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika