Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka përfaqësuar Kosovën në ngjarjen “Teknofest”, që është mbajtur në Izmir të Turqisë.
Këtë ngjarje Syla e ka ndjekur së bashku me atasheun ushtarak të Republikës së Kosovës në Turqi, kolonel Bekim Zejnullahu dhe kapiten Bardhyl Dugolli nga FSK-ja.
“Këtë javë, kam pasur kënaqësinë të përfaqësoj Kosovën në një nga ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe hapësirës ajrore – “Teknofest”, i mbajtur në Izmir të Turqisë. Së bashku me atasheun ushtarak të Republikës së Kosovës në Turqi, kolonel Bekim Zejnullahu dhe kapiten Bardhyl Dugolli nga FSK-ja, kemi ndjekur me vëmendje prezantimet dhe inovacionet e fundit”, ka shkruar Syla në Facebook.
Po ashtu gjatë qëndrimit atje Syla është takuar edhe me Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof.dr. doktor Haluk Görgün, ku kanë diskutuar për të ardhmen e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.
“Gjatë qëndrimit atje, kam pasur nderin të takohem me Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof.dr. doktor Haluk Görgün. Diskutimet tona ishin të frytshme dhe me shumë perspektivë për të ardhmen e industrisë së mbrojtjes në Kosovë”, ka shkruar ai.
Sipas tij momenti momentet më emocionuese ishte vizita ime në Komandën e Akademisë Ushtarake në Maltepe, ku është takuar me komandantin e Akademisë dhe kadetë të FSK, të cilët janë duke ndjekur trajnime dhe studime në Turqi.
“Por, një nga momentet më emocionuese ishte vizita ime në Komandën e Akademisë Ushtarake në Maltepe. Atje, u takova me komandantin e Akademisë dhe kadetë të FSK, të cilët janë duke ndjekur trajnime dhe studime në Turqi. Është një ndjenjë e veçantë kur sheh të rinjtë e vendit tënd të angazhuar dhe të përkushtuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. “Teknofest” është një dritare e madhe e inovacionit dhe teknologjisë, dhe jam i lumtur që kam pasur mundësinë të jem pjesë e këtij spektakli të teknologjisë dhe inovacionit”, ka thënë zëvendësministri Syla.