Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin në detyrë të Kuvendit, Dimal Basha, vendosën kurora me lule pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës.
Në këtë ceremoni, Kurti theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe respektit për viktimat e Holokaustit.
“Këto krime mizore dhe vuajtje çnjerëzore i dhanë njohje ndërkombëtare konceptit të gjenocidit. Sot i kujtojmë viktimat e Holokaustit që mos t’i harrojmë vuajtjet dhe dhimbjen, dhe i rikujtojmë ngjarjet që ato mos të përsëriten”, ka shkruar Kurti.





