Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte një ndeshje vendimtare ndaj Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Pas dy ndeshjeve të para në Grupin B, Kosova renditet në vendin e dytë me 3 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 6 pikë të plota. “Dardanët” kanë regjistruar një fitore dhe një humbje (me golavarazh 2:4), ndërsa Sllovenia pozicionohet në vendin e katërt me vetëm një pikë pas dy takimeve.





