Kosova për herë të parë është bërë me Strategjinë Shtetërore të Sportit 2025-2030.Me këtë rast ky dokument goxha i rëndësishëm për sportin, është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kushton 338 milionë euro

E prezantimin e bëri zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.Osmani bëri të ditur se cak janë katër objektiva strategjikë.
“Qeverisja e mirë dhe integritet në sistemin e sportit, avancim i performancës sportive në arenën ndërkombëtare, ndërtim i një shoqërie të shëndetshme aktive, si dhe fuqizimi i diplomacisë publike dhe zhvillimit ekonomik përmes sportit”, tha Osmani në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.E dyta e MKRS-së theksoi se kostoja e kësaj strategjie është mbi 338 milionë euro për periudhën gjashtëvjeçare.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

