- Reklama -

Kosova për 1 vit me COVID-19: Mbi 350 mijë teste, mbi 76 mijë të infektuar dhe 1696 viktima

Me 578 raste të reja me koronavirus sot, Kosova ka mbërritur në numrin e 76,688 raste pozitive gjithsej që nga fillimi i pandemisë.Nga gjithsej 351,523 persona të testuar për virusin COVID-19 tash e saktësisht një vit, 76,688 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.Por, nga ky numër i rasteve të përgjithshme pozitive për një vit me prezencën e COVID-19, virusin kanë arritur ta mposhtin saktësisht 64,362 persona ndërsa 1696 të tjerë kanë vdekur.

Prishtina vijon të jetë komuna më e prekur me rreth 30 mijë raste në total dhe mbi 250 të vdekur.Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkan pa asnjë dozë vaksine, ndërsa edhe shtetet e rajonit tashmë kanë filluar vaksinimin.
Shqipëria është ofruar të vaksinojë mjekët kosovarë përmes një marrëveshjeje mes dy vendeve në Kukës, por mbetet për t’u parë se si do të realizohet.

- Reklama -

Autoritetet vazhdojnë të përsërisin premtimin e njëjtë se vaksinat do të vijnë së shpejti, ndërsa numri i rasteve ditore ka filluar të rritet si pasojë e fushatës elektorale për zgjedhjet e shkurtit, shkruan lajmi.net, përcjell GazetaBlic.Si sot, një vit më parë nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme të ftuar nga kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në ora 17:30 minuta u konfirmuan dy rastet e para me virusin Korona në Kosovë.Një 77-vjeçar nga fshati Stubëll i Vitisë dhe një shtetase italiane ishin dy rastet pozitive nga 15 mostra që ishin testuar mes 12 e 13 marsit të vitit të kaluar. Qeveria mori masa strikte dhe vendi shkoi drejt mbylljes totale.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort