Përfaqësuesja e Kosovës i ka nisur përgatitjet për katër ndeshjet e muajit qershor për edicionin e ri në Ligën e Kombeve.
Dardanët, nën udhëheqjen e përzgjedhësit Alain Giresse, paraditen e sotme (e premte) në temperatura goxha të larta, e kanë mbajtur seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali. E aty do të zhvillojnë edhe seancën e pasdites në orën 17:30.






