Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e nëntorit në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Kosova nis përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit

Fillimisht, Kosova luan si mysafire kundër Sllovenisë të shtunën më 15 nëntor në Lubjanë, ndërsa tri ditë më vonë, më 18 nëntor, “Dardanët” do ta presin Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës. Në seancën e sotme morën pjesë 10 futbollistë, të cilët punuan me përzgjedhësin Franco Foda, ndërsa pjesa tjetër qëndroi për rigjenerim në hotel pas ndeshjeve të zhvilluara me klubet e tyre në fundjavë”, ka shkruar Federata.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Totaj kujton intelektualin prizrenas, Xhemil Doda, në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes realizon kursin për rreshtermajor “Gjenerata 03-2026”

Arrestohet një person në Prizren, i kërkuar për vrasje të rëndë nga viti 2014

